Ruçi do bëjë homazhe te varri i Azem Hajdarit, Basha në dilemë pas “tradhëtisë” së Rudinës

 

Për herë të parë ndodh që mazhoranca dhe mbi të gjitha kryeparlamentari të kryejë homazhe në varrin e ish-deputetit Azem Hajdari.



Përmes një njoftimi të shpërndarë nga Zyra e Shtypit e Kuvendit bëhet e ditur se nesër në orën 09.00, nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, Kuvendi do të organizojë homazhe në varrin e ish-deputetit Azem Hajdari, që ndodhet tek Varrezat e Dëshmorëve.

Madje, në njoftim thuhet se homazhet do të kryhen me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare.

Por ndërkohë, nga Partia Demokratike, ende nuk ka një njoftim për këtë. Nuk dihet nëse Basha do të bëjë homazhe tek varri i Azem Hajdarit, vajza e të cilit është konsideruar tradhtare, pasi nuk pranoi të digjte mandatin e deputetes, që e kishte fituar pikërisht nga PArtia Demokratike.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.