Presidenti tallet me Bashën, sulmon ambasadorët dhe “merr me të mira” Komisionin e Venecias

Presidenti Ilir Meta nuk la pa thumbuar deklaratën e opozitës se me zgjedhjet e 30 qershorit rrëmbeu 85% të mbështetjes popullore. Ai tha se askush nuk duhet gëzuar para kohe përderisa nuk është faktike ajo që pretendohet.

“Presidenti ka bërë çdo gjë që vendi të çelë negociatat, që të mos mbetet pa Gjykatë Kushtetuese. Presidenti ka për detyrë t’i shërbejë interesave kombëtare dhe një gjë e tillë është anëtarësimi në BE. Unë kam bërë përpjekjet më të mira që të merrnin provimin e vjeshtës.

Kemi dëgjuar se do të kemi negociata edhe nga ana e PD. Ju e dini se presidentin e keni nga vendi i rakisë kështu që nuk ka si t’i trembet gotës së shampanjës. Ka një shprehje që unë e kam shumë për zemër: Mos bëni bajram me mend’. Kështu që festën duhet ta bëjmë të vërtetë.



Askush nuk mund të me akuzojë që nuk kam bërë më të mirën. Thonë se çfarë bëri presidenti. Papritur të gjithë u kënaqëm dhe u gëzuan, një palë fitoi 61 bashki dhe një tjetër fiton 85% të votuesve” tha Meta.

Presidenti Meta sulmoi sërish ambasadorët duke sjellë në vëmendje rolin e Komisionit të Venecias në Shqipëri.

“Jam këtu për të dhënë përgjigje përtej objektit të punës së Komisionit të Venecias. Për Komisionin e Venecias unë kam respektin më të madh. Nuk janë diplomatë që flasin pa përgjegjësi se do ikin nesër dhe do vazhdojnë punën e tyre. Ata janë një referencë edhe për vendet e tjera. Ndaj ka bërë shumë mirë Kuvendi që e ka ftuar. Në vitin 1998 kushtetutën e bëmë me Komisionin e Venecias. Ajo u votua. Pastaj u ndryshua brenda natës dhe nuk u pyet as Venecia as qytetarët, e duartrokitën disa ambasadorë. Kjo situatë është edhe shprehje e një krize kushtetuese institucionale të vendit. Një nga arsyet pse jemi këtu është se janë shkelur rekomandimet e Venecias për Prokurorin e Përgjithsëm dhe për Gjykatën Kushtetuese. Prandaj duhet t’i kishim dëgjuar ata”, tha Meta.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.