Presidenti çek shpërthen në Beograd: Nuk më pëlqen Kosova, do tërheqim njohjen e pavarësisë

Presidenti i Republikës së Çekisë, Millosh Zeman, dje ka mbërrtiur për një vizitë në Beograd ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç.

Ndersa dje i tha Vuçiqit se nuk i pëlqen Kosova, në një konferencë për media të mbajtur sot pas takimit, Zeman ka paralajmëruar se shteti i tij do të shqyrtojë tërheqjen e njohjes për pavarësinë e Republikës së Kosovës brenda një muaji, shkruan telegraf, transmeton Gazeta Express.

Presidenti Zeman, roli i të cilit në Çeki është vetëm ceremonial, e ka pranuar se për një gjë të tillë duhet të vendosin institucionet tjera të shtetit, duke shtuar se nuk mund të imponojë qëndrimin e tij.



“Unë nuk mund të imponojë pozicionin tim, por ajo që mund të bëjë është që të japë një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, rreth asaj nëse është e mundur ta tërheqim njohjen”, ka shtua tutje presidenti çek.

Zeman ka thënë se shpreson që të marr përkrahje Ministri i Mbrojtjes, Lubomir Mentar, i cili kishte deklaruar se ishte një gabim diplomatik, vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ai me siguri do të jetë në anën time, kush do të jetë në anën tjetër, do ta shohim”, ka thënë Zeman.

Zeman nuk përfaqëson qëndrimin e qeverisë së Republikës së Çekisë, e cila e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ndër të tjera Zeman ka thënë që një vend i cili drejtohet nga “njerëz të luftës”, nuk duhet të jetë pjesë e komunitetit të vendeve demokratike.

Ndërkohë Vuçiq ka falënderuar Zemanin për pikëpamjet e tij rreth Kosovës, duke treguar se e ka informuar atë për problemet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk prisja që ai të niste ndonjë iniciativë”, ka thënë Vuçiq.

Në fund presidenti i Serbisë ka treguar që presidenti çek a ka ftuar për një takim në Pragë, ku do të takohen Grupi i Vishegradit./Gazeta Express


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.