Policia shqiptare në aksion, siç nuk e keni parë kurrë më parë (FOTO)

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vizitoi mjediset ku punon dhe stërvitet Njësia Speciale e Kërkimit të personave që i janë shmangur drejtësisë.

Gjatë vizitës së tij, kjo njësi speciale simuloi edhe një operacion, duke vënë në pah edhe aftësitë e tyre të fituara nga stërvitja e programit të ngjeshur që ajo po zhvillon, që prej disa javësh, nga dita e krijimit të saj.

“Reforma në Drejtësi nuk mund të ketë sukses pa patur një Polici, e cila e zbaton atë. Është shumë e rëndësishme që Policia të ndjek me ritmin më të lartë, atë progres të madh që po bëhet në fushën e reformës në drejtësi për t’i garantuar asaj suksesin përfundimtar”, tha ndër të tjera Lleshaj.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.