PD nxjerr provat: Si u manipuluan votat më 30 qershor (Foto)

Partia Demokratike ka publikuar prova, të cilat sipas saj dëshmojnë se si u manipulua procesi i votimit më 30 qershor.

Më tej, ish-deputeti Bylykbashi, i cili shoqërohej dhe nga Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso solli me foto disa raste, që provojnë manipulimin e votave të 30 qershorit nga mazhoranca.



Bylykbashi tha nga selia blu se disa nga provat që vërtetojë manipulimin janë: “Fletët e votimit janë marrë në grup, janë plotësuar fletë votimi bosh, janë mbushur kutitë e votimit nga komisionerët socialistë”.

“Grupet e numërimit dhe KZAZ-të kanë manipuluar shifrat që kanë dalë nga numërimi i çdo tavoline. Fletët e votimit janë marrë në grup dhe nuk janë numëruar veç e veç shpeshherë. Ka flet votimi të numëruara jashtë kamerave. Janë plotësuar fletë votimi bosh në tavolinat e numërimit. Në kutitë e votimit janë gjetur fletë pa vula. Kutitë janë mbushur nga komisionerët socialistë”, tha Bylykbashi.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.