Pas furtunës në administratë, krimi ekonomik zbarkon në Kadastrën e Vlorës


Drejtoria e policisë dhe krimit ekonomik, kanë mbërritur këtë të mërkurë në ambientet e Kadastrës vendore Vlorë.

Shkak është bërë një dosje, të quajtur me numër 246 që është fituar në Gjykatën e Lartë, por ende nuk është marre ne shqyrtim nga kadastra, ndërsa për këtë qellim është ngritur edhe një grup pune i përbërë nga 20 juristë të drejtorisë së kadastrës Vlorë.

Aludohet se edhe largimi i drejtorit Florjan Alimadhi dhe nëndrejtorit Klodian Troci, ka ardhur për këtë shkak, ndërsa tensionet lidhur me mos lëshimin e zyrës nga nëndrejtori Troci, lidhen me faktin se ky i fundit ende nuk ka marre me shkrim largimin e tij nga detyra, por është njoftuar vetëm gojarisht per largimin.



Prej të hënës, fillimisht Troci nuk ka qenë dakord me vendimin, por aktualisht është larguar nga ambientet e Kadastrës së Vlorës.

Ndërkohë nga burime të kadastrës mendohet se pritet te japë dorëheqjen dhe nëndrejtori tjetër për ALUIZNI-n, Ardian Musta.

Ky i fundit deri para bashkimit te dy institucioneve ka mbajtur postin e drejtorit te ALUIZNI-t ne Vlorë.

Ndersa ende nuk dihen ende shkaqet e këtij largimi. Kadastra e Vlorës mbetet gjithsesi në një situatë kaotike, me largimet dhe dorëheqjet e ditëve të fundit.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.