Një dinasti Trump? CNN: Më e vështirë nga sa mund të mendohet

Gumëzhima e spekulimeve mbi perspektivën e një dinastie politike të Trump, të nisur nga presidenti e të vazhduar nga djali i tij, Donald Jr., e mbase edhe vajza Ivanka e dhëndri Jared Kushner, po jehon në të gjithë “botën e Trumpit” , thotë CNN.

“Familja Trump do të jetë një dinasti që zgjat për dekada”, citon gjigandi mediatik amerikan Brad Parscale-n, që si shefi operativ politik i familjes, do të shijonte një punësim nga ai që zgjat gjithë jetën, nëse në lojë hyjnë edhe anëtaret e rinj të familjes.

Parscale u kritikua për komentet e tij. Edhe vetë njëri prej mbështetësve më të zëshëm të presidentit, Lou Dobbs, shkroi në Twitter “Kjo mund të jetë një nga gjërat më të poshtra që një menaxher fushate për një kandidat populist ka thënë ndonjëherë: familja Trump që ndërton ‘dinastinë” për dekada të tëra“!! Ideja e Parscale-s nuk tingëllon dhe aq e pakuptimtë për CNN.


Por në analizën që ai i bën një skenari të tillë, thekson se brezi i ardhshëm i Trumpit do të përballej me pengesa që Presidenti nuk i ka hasur kurrë, duke nisur nga fakti që ai shpenzoi dekada të tëra për krijimin e një personazhi publik që i mundësoi fitoren e Shtëpisë së Bardhë pa ndalesa të ndërmjetme si Kongresi apo një kryeqytet shtetëror. Një “prishës feste”, të cilit iu kundërvunë në fillim shumë prej “të mëdhenjve republikanë”, por që tërhoqi votues të lodhur nga politikanët tradicionalë.

Por me presidencën aktuale, që ka zënë tablonë e politikës së stilit “Trump”, amerikanët tani mund ta lidhin emrin e kësaj familjeje me një nivel të paparë të kaosit. Që nga marrja e detyrës në vitin 2017 Presidenti ka vendosur një rekord për ndryshimet e personelit.

Ndasitë e thella politike janë zgjeruar akoma edhe më tepër, dhe sipas raportit vjetor të US News & World Report mbi vendin më të mirë, reputacioni i Amerikës përsa besueshmëri ka rënë.

Performanca e Trump, përfshirë përmbledhjen e Washington Postit me më shumë se 12,000 deklarata false ose të dyshimta, ka hedhur dyshime mbi shanset e e tij për rizgjedhje, pavarësisht ekonomisë që për të, duket ogur i mirë. Kjo nuk është një bazë e fortë mbi të cilën mund të ndërtohet një dinasti.

As rizgjedhja e tij nuk do t`i hapte qartazi rrugën fëmijëve të vet dhe dhëndrit. Në do të shërbenin si shembull dinastitë e mëparshme politike amerikane – familja Kennedy dhe ajo Bush, Don Jr., Ivanka, dhe Jared do të paguanin një haraç të rëndë nëse do të donin ta pushtonin vetë Zyrën Ovale.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.