Muaji i parë i vjeshtës vjen me surpriza, ja si do jetë moti gjatë ditëve në vijim

Temperaturat e larta nuk do të jenë më shqetësuese, sepse sinoptikanët parashikojnë temperature normale të vjeshtës, e madje edhe rrebesh për ditët e ardhshme. Sinoptikania Lajda Porja pohoi se orët në vijim zonat qendrore do të jenë të rrezikuara prej rebesheve të shiut, ndërsa nga nesër, temperaturat do të shënojnë rritje, duke bërë që muaji shtator të ketë mot të qëndrueshëm dhe i shoqëruar me klimë të thatë.

“Parashikohet që orët vijuese të mbeten të rrezikuara nga rebeshet e shiut, duke prekur dhe një pjesë të mirë të zonave qendrore. Nga nesër do të kemi një përmirësim të kushteve atmosferike, duke bërë që reshjet të mbeten vetëm në zonat malore. Në dy dhjetëditëshat e tjerë të shtatorit parashikohet një klimë e thatë, e kthjellët” tha Porja. Që nga nesër do të kemi rritje të temperaturave, por tipike të vjeshtës” – shtoi metereologia.

Parashikohet që moti të jetë i qëndrueshëm në të gjitha ditët e shtatorit. Deri më 25-26 nuk do të kemi reshje të dendura shiu. Mot i qëndrueshëm do të jetë në gjithë zonën bregdetare, duke bërë që plazhi të vijojë.



Në fundjavë temperaturat mund të arrijnë deri në 34 gradë C. Franca dhe Italia do të shënojnë temperaturat mjaft të larta, mbi normalen. Edhe Shqipëria do të jetë e ndjeshme, ku temperatura më e lartë do shkojë deri më 35 gradë C. Megjithatë, lagështia do të mbetet, pasi rrebeshet do të prekin një pjesë të zonave malore. Do ketë zagushi, që do bëjë që ne të ndjejmë edhe më shumë të nxehtin, sidomos kryeqyteti”-tha Porja.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.