Meta “pranon fajin”/ “Nuk kam zhdekretuar, kam nxjerrë dekret tjetër”!

“Unë nuk kam zhdekretuar asnjë dekret. Thjesht ka nxjerrë një dekret të ri”. Kështu tha Presidenti Ilir Meta i vendosur “nën akuzë” për zhdekretimin e datës 30 qershorit, dhe madje pikërisht për këtë është i bindur se nuk e ka shkelur Kushtetutën.

Madje, Meta bëri një krahasim, teksa tha Qeveria nxjerr një vendim që zhfuqizon një vendim si dhe me Parlamentin që nxjerr një ligj që shfrytëzon ligjin. “Të njëjtën gjë kam bërë” – tha Meta, ndërsa shtoi se “jemi Republikë Parlamentare”, por “Presidenti është president”, duke iu referuar disa herë termit “shtet i së drejtës”.

Meta tha gjithashtu se “Presidenti ka pushtet ekzekutiv dhe nuk rrëzohet, nuk kontrollohet, nuk ndikohet”. Sipas tij, kjo është e shkruar në Kushtetutë. “Të drejtën e ruajtjes së Kushtetutës, e ka vetëm kreu i shtetit” – tha Meta.



“Me Komisionin Hetimor, shteti i së drejtës vihet në pikëpyetje” – tha Meta. Por, duke bërë vetë pyetjen dhe dhënë po vetëm përgjigjen Meta tha “se e vetmja shkelje e tij është vetëm shtyrja me 2-3 muaj me afatin në Kodin Zgjedhor dhe jo në Kushtetutë”.

“Kam mbrojtur demokracinë, pluralizmin, sigurinë kombëtare, që antagonizmi të mos kapërcejë kufijtë” – tha Meta.

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.