“Media” rrëzon dekretin presidencial për Akademinë e Shkencave

I fundit dekret presidencial ai për Akademinë e Shkencave u rrëzua në Komisionin e Medias jo vetëm me votat e shumicës parlamentare,  por edhe të opozitarëve të rinj. Kryetarja Fatjona Dhimitri  ishte e vetmja  nga radhët e opozitarëve të rinj që mori në mbrojtje Ilir Metën, por vota e saj ishte e pamjaftueshme.

Ditën e enjte pritet të kalojnë në seancë plenare  8 dekretet e Presidentit të rrëzuara në komisionet përlamentare dhe për fatin e tyre nuk priten supriza, ndërsa  ai për Akademinë e Shkencave parashikohet të rrëzohet në seancën e 19 shtatorit.

Mazhoranca ka bërë një ndryshim axhende përsa i takon dekreteve të kthyera të Presidentit për Koncesionet e rrugëve Orikum-Dukat, Milot-Balldre edhe ai për Partneritetin Publik Privat, duke përshpejtuar kalimin e tyre në Parlament me 1 javë.Top Channel




©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.