Makina niset me 90 km/h, shoferi dhe pasagjeri në gjumë (VIDEO)


Është bërë virale në rrjetet sociale një video që tregon shoferin e një tesla elektrike dhe pasagjeren e mjetit në gjumë të thellë, ndërsa makina niset me 90 km/h. Ngjarja ndodhi në një rrugë të Massachusetts.

“Tipi po fle në timon ndërsa nget makinën në Massachusetts. Tesla duhet të jetë fantastike, apo jo”, shkroi një përdorues i Twitter-it.

Tesla janë të pajisura me pilot automatik, por kompania rregullisht kujton se ai ofron vetëm asistencë për drejtuesin e mjetit, dhe nuk e zëvendëson këtë të fundit, i cili duhet të jetë në çdo kohë në gjendje të rimarrë kontrollin e makinës së tij.



Vetë “Tesla” reagoi duke e cilësuar të gabuar veprimin e shoferit.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.