Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Lëviznin me armë me vete, pranga 2 "të fortëve" në Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6 operacioni policor i koduar ?Aleati 2?

Në pranga dy shtetas.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Komisariati i Policisë Nr. 6 në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe falë një pune të mirëorganizuar hetimore finalizoi me sukses operacionin policor të koduar ?Aleati 2?, në kuadër të të cilit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- E. D., 33 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

- E. B., 25 vjeç, banues në Yrshek, Tiranë;

Për shtetasit e lartpërmendur shërbimet e policisë të komisariatit Nr.6 dispononin informacion se lëviznin me sende të kundërligjshme me vete.

Menjëherë nga shërbimet e policisë është organizuar operacioni policor ?Aleati 2? për kapjen e tyre në flagrancë. Pasi shërbimet e policisë i kanë konstatuar këta dy shtetas në një lokal në zonën e Yrshekut, u kanë ushtruar kontroll fizik. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. D., iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, ndërsa shtetasit E. B., iu gjet një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë dhe një sasi lënde e dyshuar kanabis.

Materialet proceduarale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ? Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit? në ngarkim të shtetasit E. D. dhe për veprat penale ?Mbajtja pa leje e armëve të ftohta? e ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve? në ngarkim të shtetasit E. B.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore