Lajm i fundit/ Qëlloi me sende të forta dy gra, arrestohet (EMRI)

Arrestohet nga Polici, personi që rreth orës 19.00 të mbrëmjes së sotme në fshatin Gumenicë e Vjetër të Selenicës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vajzën dhe bashkëshorten e xhaxhait të tij.

Mariglen Çobani pritet të japë shpjegime rreth motivit, ndërsa dy gratë janë transportuar për në spital pa probleme për jetën. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe pas kontrollit të zonës përreth ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e të riut, si autor i dyshuar në lidhje me ngjarjen. Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të mëtejshme të ngjarjes.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.