Kullat binjake po shkërmoqeshin, të rinjtë përballë qeshnin/Historia pas fotos më kontroverse të 11 shtatorit (FOTO)

Thomas Hoepker e shkrepi këtë foto më 11 shtator 2001. Një grup të rinj nga Nju Jorku ishin ulur duke biseduar e qeshur me njëri tjetrin në diell në një park në Brooklyn. Përballë tyre, përtej ujit blu të shkëlqyeshëm, në një qiell të kaltër, ngrihet një re e tmerrshme tymi dhe pluhuri mbi Manhattan-in e poshtëm nga vendi ku dy kullat binjake u goditën nga aeroplanët e rrëmbyera të njëjtën mëngjes nga terrosritët e Alkaeda duke vrarë gati 3,000 njerëz.

Ai fotografoi fillimisht një re të madhe tymi që ngrihej nga Kullat Binjake, kur pa pranë një restoranti në Williamsburg (Brooklyn) një grup njerëzish të ulur në diell, të qetë, duke komunikuar me njëri-tjetrin. Hoepker qëndroi në një distancë të caktuar dhe bëri një foto, pa iu afruar njerëzve në fjalë.

Fotografi me origjinë gjermane, i cili sot është 75 vjeç, vendosi të mos e publikojë atë imazh, sepse kontrasti midis qetësisë, atmosferës së grupit dhe tragjedisë në sfond ishte therës. Vetëm në vitin 2006, me rastin e përvjetorit të pestë të sulmeve, imazhi u publikua në një libër fotografik të David Friend, i cili shkroi se autori ishte “vetë-censuruar”.



Një nga protagonistët e fotos të cilësuar si më kontroversja e tragjedisë së madhe amerikane Walter Sipser deklaroi në atë kohë se ishte me të dashurën dhe se po diskutonte ato që po shihte me disa të huaj, të bashkuar vetëm si spektatorë të tragjedisë. Sipser u shpreh se ai, si partnerja e tij, ishte i tronditur dhe njëkohësisht i impresionuar nga ato që po shihte./Marrë nga The Guardian

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.