Komisioni i Venecias “kundër” Metës: Nuk ka zgjedhje në 13 tetor!

Ndërsa mazhoranca, opozita dhe Presidenti vazhdojnë debatin rreth 13 Tetorit, Komisioni i Venecias e ka kuptuar qartë këto ditë në Tiranë, se atë të diel në Shqipëri nuk do të kemi zgjedhje.

Ekskluzivisht për A2 CNN, Thomas Markert, Sekretari i Komisionit për Demokraci Përmes Ligjit, pohoi se nuk ka parë asnjë përgatitje për një proces të ri zgjedhor në vend, ndërsa mendimi për veprimtarinë e presidentit për 30 qershorin pritet të publikohet më 11 tetor.

I pyetur nga A2 CNN, se Presidenti ka një tjetër datë, 13 tetorin, vetëm dy ditë pasi ju të jepni opinionin final nga Komisioni i Venecias, Market dha këtë përgjigje: “Është një koincidencë datash. Por unë mendoj se në praktikë nuk do të ketë zgjedhje më 13 tetor.



Por, Market duke shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë lidhur me pyetjen, nëse ishte apo jo datë e ligjdhme, 13 tetori e dekretuar nga presidenti Ilir meta tha: “De fakto, nuk mendoj se janë duke u bërë përgatitje për mbajtjen e zgjedhjeve, me aq sa unë jam në dijeni”.

Ndërsa lidhur me shkeljen e ligjit nga ana e presidentit për zhdekretimin e 30 qershorit, Thomas Markert tha se nuk do të komentojë tani opinionin që do të publikohet muajin e ardhshëm.

Përveç kësaj, Thomas Markert ka folur edhe për qëndrimet e opozitës parlamentare, që sipas tij nuk ishin qëndrime tëe unifikuara, ndërsa për opozitën jashtëparlamentare tha se i ka të qarta qëndrimet e saj.

Por, Markert nuk mund të linte pa komentuar edhe qëndrimet e kryeministri Rama, për të cilin tha se ka qenë shumë kritik për atë që bëri Presidenti i Republikës. Ne diskutuam dhe për rolin e presidentit. Çfarë ai duhet të bëjë, ka të drejtë të bëjë e çfarë jo, si dhe për pasojat e këtyre veprimeve.

Burimet nga takimi me komisionin hetimor i thanë A2 CNN se çështja do të trajtohet në aspektin ligjor dhe kushtetues. E po kaq teknik, pritet të jetë edhe opinioni final, ku në thelb do të përmbajë 8 përgjigje për 8 pyetjet që komisioni hetimor ngriti për veprimtarinë  e Presidentit të Republikës, lidhur me 30 qershorin.

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.