“Kapiteni im nuk është marrë me punë të pista…”, flet pronari i jahtit të braktisur në Shëngjin (DOKUMENTI)

Pronari i jahtit që u gjet 12 milje larg portit të Shëngjinit ka dhënë dëshminë e tij në institucionet e hetimit në Lezhë, që po merren me këtë çështje.

Metin Akyuz ka folur në detaje për mjetin, mënyrën si e ka blerë, kur ia ka dhënë kapitenit dhe sesa besim kishte ai për drejtimin e një mjeti lundrues të këtyre përmasave. Akyuz ka dhënë dëshminë e tij në prani të avokatëve dhe Ambasadës Turke në Tiranë në lidhje me ngjarjen, ndërsa është shprehur besimplotë në aftësitë profesionale të kapitenit Yavuz

Për kapitenin Yavuz, pronari i jahtit ka qenë tepër bindës, duke thënë se nuk ka pasur asnjë problematikë dhe gëzonte besimin e të gjithë familjarëve në udhëtimet e tij.



Ndërkaq, ai ka treguar detaje edhe për kapitenin dhe telefonatën e tij të fundit me të. “Pas një heshtje të gjatë dhe mungese komunikimi në datën 6 shtator ai ka kontaktuar me autoritetet portuale shqiptare, të cilat i kanë bërë me dije faktin se Jahti është gjetur në afërsi të Shëngjinit dhe pa asnjë njeri në bord.

Nga të dhënat e sistemit GPS dhe rrethanat e tjera të ngjarjes mendojmë se aksidenti tragjik ka ndodhur kur jahti gjendej në ujërat e Malit te Zi dhe më pas rrymat e kanë shtyrë drejt brigjeve shqiptare – mendohet të ketë qenë versioni i autoriteteve shqiptare për pronarin Akyuz.

Por edhe vetë, ky i fundit pas moskomunikimit me kapitenin  është vënë në kontakt me autoritet shqiptare. Më pas ka mbërritur së bashku me familjaret e kapitenit Yavuz.

Pronari Akyuz përjashton në mënyrë kategorike çdo mundësi përfshirjeje të kapitenit Yavuz në aktivitete të paligjshme, pasi ai gjithmonë kishte qenë një njeri me integritet të lartë, moral të panjollosur dhe profesionalizëm të dalluar.

Në këto kushte, pista më e mundshme mbetet ajo e një aksidenti fatkeq. Në kërkimet dhe zbardhjen e plotë të këtij aksidenti janë përfshirë gjithë autoritetet kompetente shqiptare si edhe ambasada turke në Tiranë, të cilat po japin maksimumin e tyre”, thuhet më tej në njoftimin e tij për shtyp.

Jahti me emrin “Atik Bey”, në pronësi të Metin Akyuz u gjet i braktisur disa ditë më parë në ujërat ndërkombëtarë në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.

©Copyright Gazeta SHQIP


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.