Ka “nevojë” për banorë, një rajon në Itali ofron 25 mijë euro për të jetuar atje

Një rajon pak i populluar në jug të Italisë po përpiqet të tërheqë banorë, duke I ofruar të ardhurve 700 € në muaj për të jetuar tre vjet në një nga fshatrat e tij. Oferta vjen për çdo rast me disa kushte: fshati duhet të ketë më pak se 2,000 banorë, dhe i ardhuri duhet të zotohet për hapjen e një biznesi.

“Nëse thjesht do të ofronim  fonde, do të kishte qenë një tjetër gjest bamirësie,” tha për “The Guardian” kryetari I bashkisë së Molise-s, Donato Toma. “Ne donim të bënim më shumë“, shprehet ai, “donim që njerëzit të investonin këtu.



Ata mund të hapin çdo lloj aktiviteti: një dyqan buke, një ushqimore, një restorant, çdo gjë. Është një mënyrë për të sjellë jetë të re në qytezat tona, duke rritur gjithashtu popullsinë. ” Toma njoftoi gjithashtu se çdo qytezë me më pak se 2,000 banorë do të merrte 10,000 € në muaj, para këto që do të shkojnë për ndërtimin e infrastrukturës dhe promovimin e aktiviteteve kulturore.





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.