Horrori/Hedh foshnjën nga ura para se të shkojë në pub (FOTO)

Policia në Britaninë e Madhe ka nisur një hetim për vrasje pasi një foshnjë vdiq kur u hodh nga një urë në një lumë ditën e sotme. Një 22-vjeçar është vënë në pranga i akuzuar për vrasjen e fëmijës që besohet të ketë qenë 12 muajsh.

Sipas dëshmitarëve, i riu u arrestuar teksa ishte ulur jashtë një pubi pak pasi kishte hedhur nga lartësia foshnjën. I vogli ishte nxjerrë nga uji dhe i është dhënë ndihma e parë në spital, por pa mundur ta mbajnë në jetë.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.