Helmoi shqiptarët me “Silicon Mix”, Prokuroria merr të pandehur Niko Peleshin


Prokuroria e Tiranës ka regjistruar çështjen penale për abuzimin me shitjen e kimikatit “Silicon Mix”. Dosja është ende pa autorë, për shkak të hetimeve që sapo kanë nisur.

Hapi i parë i prokurorisë, ka qenë një kërkesë drejtuar Ministrisë së Bujqësisë, për t’i vënë në dispozicion AKU-së të gjithë procedurën sesi Silicon Mix është importuar në Shqipëri, ku u bllokua nga AKU në vitin 2017, për t’u zhbllokuar tetë muaj më pas me urdhër të ish-ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.

Nga nga aspektet kryesore mbi të cilat bazohet hetimi i Prokurorisë, është edhe verifikimi i ligjshmërisë së urdhrit të ish ministrit Peleshi.



Procedura që çoi në shitjen e “Silicon Mix”, më herët është kapur si e paligjshme nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili citon në investigimin e Top Channel një vit më parë, se ky kimikat importohet nga jashtë si pleh kimik, por që fermerët e kanë përdorur si insekticid.

Sipas KLSH është shkelur ligji sepse Silicon Mix nuk është i regjistruar dhe i lejuar për importim.

Hetimi i Prokurorisë kërkon të zbulojë se si sasia prej 4600 kilogram Silicon Mix e bllokuar nga ekspertet e AKU prej disa muajsh, përfundoi në treg.

Edhe pse kishte emrin “pleh” ajo shitej për të vrarë insektet. Ndërsa ligji shqiptar kërkon që çdo pesticid dhe insekticid të jetë i regjistruar më parë.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.