“Gjelat” francezë i presim në Tiranë, “fatin” për tre pikë e ka “Arena Kombëtare” (VIDEO)

Fitorja me Islandën në “Elbasan Arena” ka rikthyer optimizmin tek tifozët kuqezi, të cilët pas një “pakënaqësie” jo të vogël pas sfidës me Francën, nisën ta braktisën. Por paraqitja e lojtarëve të Kombëtares të martën në mbrëmje me atë fitore të madhe ka rikthyer tifozerinë dhe besimin për të ëndërruar një tjetër pjesëmarrje në europian.

Por, sfida e kthimit me “gjelat” francezë është në muajin nëntor dhe premtimi është një ky takim të luhet “Arena Kombëtare” dhe puna vijon me ritme të larta dhe punimet janë në fazën finale.

Impianti më i ri që po ndërtohet në kryeqytet pritet që të jetë gati në muajin nëntor për ndeshjen eleminatore të kampionatit europian kundër Francës.



Premtimi u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se për takimin kundër “Gjelave” tifozët shqiptarë do të jenë të pranishëm në “Arenën Kombëtare” për të ndjekur këtë ndeshje ku do të ingurohet dhe impianti i ri. Gjatë këtyre ditëve tek “Arena Kombëtare” ka nisur dhe shtrimi i barit, i cili do të jetë gati pas një muaji.

©Copyright Gazeta SHQIP

Stadiumi i Ri, ka filluar shtrimi i fushës ⚽ me tapetin e gjelbërt 👏#Tiranë #FSHF#Zhvillim 💪 ⚽ 🇦🇱️ #UEFA

Publiée par Federata Shqiptare E Futbollit sur Mercredi 11 septembre 2019


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.