“Dua jahtin, kushton 20 milionë euro”/ Zbulohet përplasja e biznesmenit turk me autoritetet shqiptare (Foto)

Autoritetet shqiptare nuk lejojnë që biznesmeni turk të tërheqë jahtin e tij nga Porti i Shëngjinit. Mësohet se Nedim Akyuz, pronari i jahtit të gjetur në det 12 milje larg portit të Shëngjinit ka kërkuar që të marrë jahtin.

Ai pretendon se jahti luksoz mund t’i dëmtohet duke qëndruar në port. Por, Prokuroria e Lezhës nuk e lejon pa kryer të gjitha hetimet mbi këtë ngjarje.



Burime bënë me dije se Akyuz ia kishte dhënë kapitenit të tij Sevgin Yavuz për të shkuar në Korfuz për të dërguar të vëllanë, por më pas gjatë kthimit ka humbur gjurmët në brigjet shqiptare.

Nuk dihet ende asgjë në lidhje me fatin e kapitenit dhe pse jahti ka mbetur në portin shqiptar.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.