“Do flas”/ Shpërthen Bleona Qerreti, nxjerr…(FOTO)

Bleona Qereti ka njoftuar daljen e projektit të ri muzikor. Ajo e ka bërë këtë njoftim, përmes një statusi në rrjetet sociale, ku edhe ka pasur disa fjalë edhe për komente negative që vijnë në llogarinë e saj.

“Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur. Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital!



Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari fallco duke përdorur WiFi falas. Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”, ka shkruar Bleona.

Së fundmi Bleona ka nënshkruar marrëveshje me një kompani të njohur muzikore amerikane.






Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.