“Dje i ra portës sot i bie qylit”/Gaz Paja ‘kapet’ me Cikalleshin: Unë e kam me… (FOTO)

Pas fitores së bukur 4-2 dje me Islandës, Cikalleshi ka publikuar sot një foto në “Insatstory”, ku shfaqet së bashku me aktorin e humorit, Bes Kallaku.

Besi e ka ripostuar këtë foto në profilin e tij në “Instagram”, ku duke qeshur shkruan, se Cikalleshi ka shkuar që të bëjë gol edhe te restoranti i tij.

“@sokolcikalleshi ka ardh me bo gol te restoranti, mos me pagujt, dje i ra portes sot i bje qylit 😂. #champ”, ka shkruar Besi bashkëngjitur me foton, e cila ka marrë mijëra pëlqime. Madje edhe komentet kanë qenë të shumta, ku disa ndjekës i shkruajnë që të “hajë bukë e djathë e domate”. Ndërkohë në sy bie edhe komenti i aktorit të njohur të humorit, Gaz Paja, i cili zbulon se do të darkojë me një tjetër futbollist të Kombëtares, Odise Roshin.


“Une e kam me @roshiodise darken. Këta bëjnë gola gjithandej mo vlla”, shkruan Paja, ku vendos edhe një emoji duke qeshur e një tjetër që nxjerr gjuhën jashtë.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.