Dhitë bëjnë joga, trendi i ri “pushton” Suedinë – VIDEO


Në Suedi, banorëve të kryeqytetit Stokholm u ofrohet mundësia të marrin pjesë në seancë joge bashkë me dhitë, duke duke praktikuar pozicionet në një park, ndërsa kafshët enden aty rrotull, e pushojnë në këmbët e tyre.

Idea është e Malin Tyren Bakken, e cila dëgjoi për herë të parë për “Joga-n me dhi“ kur vizitoi familjen në New York.

Iu duk mjaft interesante, ndaj nisi ta vinte në jetë verën e vitit 2018 në Lidingo në Stokholm, ku mban me dhjetëra dhi.



Mësimet e saj, që zhvillohen në një rrafshinë e do të vazhdojnë edhe gjatë dimrit, po ngjallin interes të madh, ndërsa çdo grup që ndjek “leksionet” përbëhet nga afërsisht 20 persona.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.