
Çfarë pune bën AMA, nëse nuk mbyll asnjë nga kabllorët piratë?!
Prej vitesh operatorët kabllorë e kanë kthyer paligjshmërinë në biznesin e tyre më të suksesshëm. Edhe pse masat janë shtuar, nuk ka ende një mbyllje përfundimtare të tyre, përkundrazi vazhdojnë t?u shesin qytetarëve programe të vjedhura, pa u shqetësuar nga askush.
"Erseka Sat" është njëri prej këtyre operatorëve, i cili vepron në zonën e Kolonjës dhe ofron listën e kanaleve të "Digitalb" edhe pse nuk ka një kontratë me platformën, ndërkohë që përveç të tjerash ofron edhe kanalet e paketës "Supersport".
Qytetarët paguajnë për këto kanale të vjedhura 600-800 lekë në muaj, ndërkohë që tashmë Digitalb do të sjellë një ofertë të re në këtë qytet. Përveç familjeve edhe në lokalet e qytetit mund të shihen lirshëm "Top Channel", "Top Neës", por edhe ndeshjet sportive, të cilat transmetohen në fundjavë, ndërkohë që do të duhet reagimi i instancave për të ndalur këtë pirateri.
Operatori kabllor "Erseka Sat" ka një zyrë në qendër të këtij qyteti. Pikërisht këtu vijnë qytetarët për të bërë abonimin mujor të cilin e paguajnë 700 lekë. Edhe pse për momentin këtu nuk ndodhet askush kjo zyrë është funksionale ndërkohë që piraton të gjitha kanalet e Digitalb duke ua shitur ato padrejtësisht qytetarëve.
Por, për këta kabllorë edhe Top Story ka zbuluar me dhjetra raste në Lushnje, Selenicë, Elbasan, Vlorë ka pasur operatorë që shisnin kanalet e Digitalb, pa u hyrë "gjemb në këmbë".
Madje, drejtorë burgjesh dhe zyrtarë të ndryshëm, ishin disa nga pronarët e këtyre kabllorëve. Gazetarit të Top Story-t, i është dashur vetëm 5 ditë kontrolle në disa qytete, dhe fare kollaj ka zbuluar 10 operatorë kabllorë të cilët vidhnin sinjalin televiziv.
Ndërkohë, institucioni që duhet t?i evidentonte këta piratë televiziv, AMA, nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Madje, edhe kur u zbuluan nga Top Story, ky institucion u mjaftua me një reagim, se të gjitha paligjshmëritë janë në proces verifikimi.
©Copyright Gazeta SHQIP
https://www.youtube.com/watch?v=lcoEZcqXuls



Vaksina kundër Covid-19 mund të mos funksionojë
Historia e plotë >





Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Urdhri i SPAK/ Aksioni i RENEA në shtëpitë e "të fortëve", a ka lidhje m...
Historia e plotë >
Moska paralajmëron hakmarrje ndaj Tiranës, historia e dëbimeve të diplom...
Historia e plotë >
Virusi nuk njeh moshë, 28-vjeçari vdes nga Covid, punonte si elektricist

"Do hapim spitalin Covid-2, shifrat po rriten", Brataj tregon qytetet me rrezikshmëri

“Shtrëngoni dhëmbët edhe pak”/ Mjeku epidemiolog jep lajmin e mirë për rastet me Covid-19
Biznes



Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >
