Anita s’përmbahet pas golit të parë të Kosovës, puth në buzë Ramushin në mes të sheshit (Fotot)

Mbrëmjen e kaluar ekipi Dardan u përball me Anglinë, një ndeshje, e cila u përcoll me entuziazëm dhe emocion nga publiku sportdashës.

Kryeministri në ikje, Ramush Haradinaj, bashkë me gruan e tij, Anitën, i janë bashkuar shumë tifozëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli në ambient të hapur.

Teksa Haradinaj intervistohej nga “Klan Kosova”, Valon Berisha shënoi golin e parë të ndeshjes dhe kjo ka gëzuar teja mase mbështetësit e Kosovës.



Në këto momente Haradinaj u ngrit në këmbë së bashku me Anitën, e cila filloi të kërcente e lumtur nga gëzimi, ku më pas i ka dhuruar një puthje të zjarrtë në buzë bashkëshortit. E gjithë skena emocionuese është kapur nga kameramani i ndodhur në sheshin Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.