3 vende vakante në Gjykatën e Lartë, nga 14 kandidatë mbeten vetëm 8

Këshilli i Lartë Gjyqësor bëri dje vlerësimet e para për 22 kandidatët për Gjykatën e Lartë duke skualifikuar nga gara 14 prej tyre. Sipas KLGJ-së, vetëm 8 kandidatë plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej për të zënë një nga 3 vende në Gjykatën e Lartë.

Konkretisht për të vazhduar me procedurat e tjera të përzgjedhjes u lejuan Jetmira Rragami, Ervin Pupe, Rezarta Melo, Theodhori Sollaku, Kestrin Katro, Sokol Sadushaj, Ilir Panda dhe Ardita Alsula.

Ndërkohë 14 kandidatët e përjashtuar kanë mundësinë të apelojnë vendimin në Gjykatën Administrative të Apelit. “Sot më datë 11.09.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën miratoi disa vendime të rëndësishme. Konkretisht, KLGJ shqyrtoi projektvendimet për verifikimin e kushteve dhe kritereve për 14 kandidatë për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e juristëve të spikatur.



Bazuar në shqyrtimin dhe verifikimin të dokumentacionit të kandidatëve, Këshilli vendosi skualifikimin dhe përjashtimin nga procedura e emërimit në Gjykatën e Lartë, të kandidatëve, z. Sergjo Mazreku, z. Ndue Pjetra, z. Ergys Misha, znj. Aldona Sylaj, z. Jordan Daci, znj. Lindita Troja, znj. Alma Loci, znj. Hermina Albunesa, z. Agron Lamaj, znj. Irena Nino, znj. Vjosa Bodo Mujo, z. Shaqir Hasanaj, z. Anton Lleshaj dhe z. Altin Binaj, dhe kjo për shkak se nuk përmbushin kriteret formale ligjore, ose për shkak të tërheqjes vullnetare nga procesi”, njoftoi dje Këshilli i Lartë Gjyqësor.Panorama

 


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.