Top Story/ “Përdhunimet e serbëve”, një dokumentar që rrëfen dhimbjet e luftës së Kosovës

Top Story rikthehet sot në ekranin e Top Channel, në orën 21:00. Një seri dokumentarësh investigative, me tema të mprehta, pritet të transmetohen këtë sezon të ri.

Puntata e parë sot nis me masakrën e dhunimit të grave dhe burrave në Kosovë, si pasojë e genocidit serb. Nëpërmjet rrëfimeve dramatike, dhe të patransmetuara ndonjëherë, Top Story do të përcjellë torturat, përdhunimet dhe abuzimet seksuale të ushtarëve serbë ndaj grave të Kosovës.



Mes të dhunuarëve seksualisht ka patur edhe burra, dhe për herë të parë, njëri prej tyre flet për Top Story.

Ky produkt televiziv që e tejkalon informacionin bazë të raportimit, përfshin realizimin e intervistave me vetë protagonistët apo zyrtarët përgjegjës në terren, filmime në vendngjarje, informacione konfidenciale, materialeve arkivore dhe dokumente zyrtare.

Një ditë më parë, Top Story u vlerësua nga Bashkimi Europian për dokumentarin më të mirë investigative për vitin 2018. Ndërkohë ndryshe nga sezoni I kaluar, Top Story do të shfaqet çdo të martë, në orën 21:00./ TCH

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.