Top Story/ Në Kosovë, viktimat gjykohen edhe pas traumës së dhunimit seksual nga serbët

Plaga më e madhe e shoqërisë Kosovare ëshët gjykimi që i bëhet viktimës si fajtore. Shumë burra i kanë braktisur gratë e tyre sëbashku me fëmijët kur kanë mësuar për përdhunimet. Janë përjetime të tmerrshme, që nuk i shpëtojnë harresës.

“E kam pritur burrin deri kur ka ardhur. Kur ka ardhur burri më ka përzënë, fëmija nuk ka dashur të shkojë , se çdo fëmijë i vogël vrapon pas nënës. Edhe sot e kësaj dite unë nuk jam me atë, domethënë jam e divorcuar shkaku i rastit”, tregon gruaja.



Në momentin e dhunimit seksual në shtëpi nga serbët, kanë qënë vetëm gra dhe fëmijë të pambrojtur.

“Papritmas ishte nga ora katër e mbrëmjes erdhën paramilitarët , dola tek dera , akoma pa e hapur derën, ata e thyen hynë brenda dhe thirrën të tjerët që ishin në oborr. Thanë : ejani se nuk paska mashkuj” . Kur kanë hyrë filluan torturat, filluan rrahjet, keqtrajtime të ndryshme . Kanë qënë mbi gjashtë , ma merr mendja , ndoshta ka patur edhe më tepër por me aq sa më kujtohet që i kam parë me sy. Ata kanë qënë pastaj prej rrahjeve prej torturave dhe nga dhimbjet më kishte rënë të fikët. Më pas nuk e di çfarë ka ndodhur , kur jam cuar e kam parë veten veç vetëm në shtëpi . Nuk dija ti gjeja rrobat në terr, megjithëse i kam patur rrobat e tjetër kujt, i kam gjetur. Natën nuk guxoja të dilja. Kam ndenjur deri në mëngjes, me dhimmbje duke qarë. Mendoja se më kanë masakruar edhe fëmijët edhe familjen se pasi më kanë marrë mua, fëmijët kanë mbetur në shtëpi. Dhe mendimi im kur i kanë mprefë ato bajonetat ka qënë se i kanë masakruar”, tregon gruaja.

Një familje e panjohur për të, në atë kohë e ndihmoi duke e strehuar në shtëpinë e tyre.

“Pak pa mbrritur te shtëpia , u këputa, nuk munda të ngrihesha më në këmbë, nuk kisha më forcë të ecja. Jam mbështetur te një gurë, aty për aty ka kaluar një , nuk i njof, një grua me një fëmijë edhe burrë që e ka pasur . Më kanë pyetur : çfarë ke? Kam qenë pak e përgjakur. Më kanë pyetur a je mirë, mos je plagosur? A i ke gjallë fëmijët, familjen ? S’kam mundur të flas. E kishte pasur një shishe qumshti, biberon. E ka hapur kapakun më ka dhënë pak qumësht. A mundesh me ecë? Nuk kam mundur. A e ke largë? -i thash jo. Më ka kapur ai njeri në shpinë , gruaja ka mbajtur foshnjën e vetë, më kanë dërguar deri të shtëpia”, tregon gruaja.

Përballja e parë ka qënë me djalin e saj të vogël, e më pas me vjehrrën. Ajo se pranoi asnjëherë në sy të saj atë që i ka ndodhur por rrobat e shqyera dhe trupi i gjakosur nuk mund ta fshihnin tmerrin që i kishte ndodhur.

“Nuk i kam treguar vjerrës por ja ka marrë mendja se kur i ka parrë rrobat e përgjakuara e ka ditë se çfarë ka ndodhur, se nuk isha e vetmja unë që më ka ndodhur ky rast. Edhe e telefonon burrin në mërgim dhe i thotë kështu i ka ndodhur. Aty për aty , burri prej mërgimit thotë: ” Kur të vij mos ta gjej te shtëpia”, tregon gruaja.

Thirrja e saj dëshpëruese është që askush të mos i bëjë fajtore, për krimet e kryera ndaj tyre. Skanë patur mbrojtje dhe kanë qënë të frikësuara për jetën e fëmijëve të tyre.

“Asnjë femër që ekziston nuk ka dëshirë që ti ndodhë një gjë e keqe. Kjo është një gjë që ka ndodhur pa vullnetin tonë. Kjo është dhunë, dhunë është kjo, kjo është keqtrajtim për ne , kjo është torturë që sot e asaj dite kur kthehemi e i mendojmë ato momente, ndoshta na bie të fikët, ndoshta nuk mundemi as bukë të hamë , bëhemi për mjekë. E kjo nuk është e drejtë me na gjyku”, tregon gruaja./Top Channel

Top Story/ Në Kosovë, viktimat gjykohen edhe pas traumës së dhunimit seksual nga serbët

Top Story/ Në Kosovë, viktimat gjykohen edhe pas traumës së dhunimit seksual nga serbëtEmisioni i plotë: https://youtu.be/45nOg2syuBw Plaga më e madhe e shoqërisë Kosovare ëshët gjykimi që i bëhet viktimës si fajtore. Shumë burra i kanë braktisur gratë e tyre sëbashku me fëmijët kur kanë mësuar për përdhunimet. Janë përjetime të tmerrshme, që nuk i shpëtojnë harresës. “E kam pritur burrin deri kur ka ardhur. Kur ka ardhur burri më ka përzënë, fëmija nuk ka dashur të shkojë , se çdo fëmijë i vogël vrapon pas nënës. Edhe sot e kësaj dite unë nuk jam me atë, domethënë jam e divorcuar shkaku i rastit”, tregon gruaja.Në momentin e dhunimit seksual në shtëpi nga serbët, kanë qënë vetëm gra dhe fëmijë të pambrojtur.“Papritmas ishte nga ora katër e mbrëmjes erdhën paramilitarët , dola tek dera , akoma pa e hapur derën, ata e thyen hynë brenda dhe thirrën të tjerët që ishin në oborr. Thanë : ejani se nuk paska mashkuj” . Kur kanë hyrë filluan torturat, filluan rrahjet, keqtrajtime të ndryshme . Kanë qënë mbi gjashtë , ma merr mendja , ndoshta ka patur edhe më tepër por me aq sa më kujtohet që i kam parë me sy. Ata kanë qënë pastaj prej rrahjeve prej torturave dhe nga dhimbjet më kishte rënë të fikët. Më pas nuk e di çfarë ka ndodhur , kur jam cuar e kam parë veten veç vetëm në shtëpi . Nuk dija ti gjeja rrobat në terr, megjithëse i kam patur rrobat e tjetër kujt, i kam gjetur. Natën nuk guxoja të dilja. Kam ndenjur deri në mëngjes, me dhimmbje duke qarë. Mendoja se më kanë masakruar edhe fëmijët edhe familjen se pasi më kanë marrë mua, fëmijët kanë mbetur në shtëpi. Dhe mendimi im kur i kanë mprefë ato bajonetat ka qënë se i kanë masakruar”, tregon gruaja. Një familje e panjohur për të, në atë kohë e ndihmoi duke e strehuar në shtëpinë e tyre.“Pak pa mbrritur te shtëpia , u këputa, nuk munda të ngrihesha më në këmbë, nuk kisha më forcë të ecja. Jam mbështetur te një gurë, aty për aty ka kaluar një , nuk i njof, një grua me një fëmijë edhe burrë që e ka pasur . Më kanë pyetur : çfarë ke? Kam qenë pak e përgjakur. Më kanë pyetur a je mirë, mos je plagosur? A i ke gjallë fëmijët, familjen ? S'kam mundur të flas. E kishte pasur një shishe qumshti, biberon. E ka hapur kapakun më ka dhënë pak qumësht. A mundesh me ecë? Nuk kam mundur. A e ke largë? -i thash jo. Më ka kapur ai njeri në shpinë , gruaja ka mbajtur foshnjën e vetë, më kanë dërguar deri të shtëpia”, tregon gruaja. Përballja e parë ka qënë me djalin e saj të vogël, e më pas me vjehrrën. Ajo se pranoi asnjëherë në sy të saj atë që i ka ndodhur por rrobat e shqyera dhe trupi i gjakosur nuk mund ta fshihnin tmerrin që i kishte ndodhur.“Nuk i kam treguar vjerrës por ja ka marrë mendja se kur i ka parrë rrobat e përgjakuara e ka ditë se çfarë ka ndodhur, se nuk isha e vetmja unë që më ka ndodhur ky rast. Edhe e telefonon burrin në mërgim dhe i thotë kështu i ka ndodhur. Aty për aty , burri prej mërgimit thotë: " Kur të vij mos ta gjej te shtëpia", tregon gruaja. Thirrja e saj dëshpëruese është që askush të mos i bëjë fajtore, për krimet e kryera ndaj tyre. Skanë patur mbrojtje dhe kanë qënë të frikësuara për jetën e fëmijëve të tyre.“Asnjë femër që ekziston nuk ka dëshirë që ti ndodhë një gjë e keqe. Kjo është një gjë që ka ndodhur pa vullnetin tonë. Kjo është dhunë, dhunë është kjo, kjo është keqtrajtim për ne , kjo është torturë që sot e asaj dite kur kthehemi e i mendojmë ato momente, ndoshta na bie të fikët, ndoshta nuk mundemi as bukë të hamë , bëhemi për mjekë. E kjo nuk është e drejtë me na gjyku”, tregon gruaja.

Publiée par Top Story në Top Channel sur Mardi 10 septembre 2019


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.