Skënderbeu firmos me kapitenin e U-19-ës së Maqedonisë së Veriut


Tjetër zyrtarizim nga ekipi i Skënderbeun në këtë fillim sezoni. Prej ditës së sotme, Agon Elezi është zyrtarisht futbollist i skuadrës korçare.

18-vjeçari ka konkretizuar marrëveshjen paraprakë të arritur me klubin duke firmosur kontratën që e lidh me Skënderbeun për 3 vitet e ardhshme. Elezi u bashkua sot me grupin nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja dhe stafit teknik.

Elezi vjen nga ekipi U-19 francez SM Caen dhe është pjesë e përfaqësueses U-19 dhe U-21 të Maqedonisë së Veriut. Vlen të theksohet se 18-vjeçari mban shiritin e kapitenit tek përfaqësuesja U-19 e shtetit fqinj.



Profili:

Datëlindja: 1 Mars 2001

Vëndlindja: Shkup

Nënshtetësi: Shqiptar, Maqedonia e Veriut

Gjatësia: 1.81 M

Pozicioni: Mesfushor qëndër

Këmba e fortë: E djathta

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.