Reja “ndëshkon“ Roshin, me Islandën ndryshime të mëdha pas Francës (FORMACIONI)

Kombëtarja kuqezi do të jetë të martën në mbrëmje në Elbasan me një formacion pothuajse të ri kundër Islandës, ndryshe nga ai që ishte në Francë. Tekniku i kombëtares, italiani Edoardo Reja kishte paralajmëruar për disa ndryshime gjatë konferencës zyrtare për mediat, por ndryshimet kanë prekur pothuajse të gjitha repartet.

Porta qëndron e paprekur me Strakoshën që ka rimarrë vendin e titullarit mes shtyllave në modulin e preferuar 3-5-2 të trajnerit italian, i cili i ngjan edhe një formacioni “të rrëmujshëm”.

Ndryshimet e teknikut nisin që në mbrojtje, ku vendin e kapitenit Mavraj e merr Dermaku. Bashkë me të formojnë repartin difensiv Ismajli dhe Gjimshiti. Në krahë dhe me detyra sulmuese luajnë Hysaj në të djathtë dhe Lenjani në të majtë.



Në mesfushë, nga transferta e Parisit shpëton vetëm Bare, një nga lojtarët më të mirë në humbjen kundër Francës. Megjithëse luajti pak minuta në sfidën e fundit, Gjasula ka bindur Rejan, që i beson një vend në formacion.

Titullar kthehet edhe Memushaj për më shumë fantazi në ndihmë të dy sulmuesve. Edhe reparti ofensiv është bërë nga e para. Cikalleshi ka zëvendësuar Balajn, ndërsa në krah të sulmuesit kavajas pritet të luajë Rey Manaj. Sfida kundër Islandës është decizive në këtë fushatë të eliminatoreve për Euro 2020 dhe Reja nuk do t’i lërë asgjë rastësisë. Për këtë arsye, si rrallë herë kombëtarja e Shqipërisë zhvilloi një seancë stërvitore edhe në ditën e ndeshjes.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.