Rama takon kuqezinjtë: Koha të tregoni sa vleni


Kryeministri Edi Rama ka takuar nga afër ekipin kombëtar të futbollit. Përfaqësuesja kuq e zi është duke zhvilluar përgatitjet e fundit përpara se të zbresin në fushë në orën 20:40 për ndeshjen kundër Islandës.

“Kur fitojnë mbajnë radhë të të tregojnë sa të duan, kur humbet e ke ti radhën t’u tregosh se sa vlen”, shkruan kryeministri Rama në foton e postuar në Facebook,duke u bërë edhe një thirrje loktarëve të kombëtares të tregojnë sa vlejnë.

Ekipi kombëtar nuk është duke kaluar një moment të mirë pas humbjes të pak ditëve më parë me Francën.


©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.