Plani i së ardhmes kundër ndotjes së ajrit: S’ka makina nëpër qytet


Superblloqet pa makina të Barcelonës mund të shpëtojnë me qindra jetë njerëzish.

Raportet mbi kryeqytetin e Katalonjës tregojnë se skema radikale mund të çojë në një reduktim të ndotjes së ajrit me një të katërtën, dhe shembullin e saj po kërkojnë ta ndjekin edhe qytete të tjera përfshirë Seattle-in.

Një studim i kryer nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global përllogarit se qyteti mund të parandalojë 667 vdekje të parakohshme çdo vit nëse do të arrijë t`i krijojë 503 superblloqet e parashikuara në planin e tij fillestar – nga gjashtë që janë skemat aktuale.



Superblloqet janë grupe rrugësh ku trafiku zvogëlohet duke mbërritur thuajse në zero, dhe vendi që dikur e zinin makinat, do të shfrytëzohet për kalimtarët apo kënde lojërash. 6 skemat pilot të ngritura deri tani kanë funksionuiar më së miri, e janë përshëndetur nga banorët.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.