Përpara zgjedhjeve, përçahen forcat serbe në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë nuk gjejnë të ndarë vetëm krahun politik shqiptar; përçarje të mëdha ka edhe mes serbëve.

Tre parti politike kanë krijuar një koalicion, i cili mund të cënojë dominimin e Listës Serbe që ka mbështetjen e Beogradit që në themelin e saj, thotë DW.



Partia Përparimtare Serbe (SNS) e presidentit Aleksandar Vuçic i quan këto parti madje si “përfaqësuese shqiptare të serbëve”.

Partia e Pavarur Liberale, Partia e Serbëve të Kosovës e koalicioni i Partive Progresive Demokratike, Partia e Re në Kosovë dhe dy iniciativa qytetare të kandidatëve të pavarur me emrin “Sloboda” (“Liria”) – “nuk duan të punojnë për unitetin e korpusit nacional serb dhe të bashkëpunojnë me Beogradin zyrtar”, pohon SNS.

Zgjedhjet në 6 tetor do të mbahen pas dorëheqjes së papritur të kryeministrit Ramush Haradinaj, për shkak të ftesës si i dyshuar në Gjykatën Speciale për krimet e UÇK.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.