Për 50 mijë euro/ Land Rover i ri Defender 4×4 prezantohet zyrtarisht dhe ofron gjithë luksin e mundshëm (FOTO)

Land Rover ka prezantuar zyrtarisht modelin më të ri dhe të shumëpritur të markës 71-vjeçare; Defender 4X4, ikonë e britanikëve, përfshi edhe familjen mbretërore. Defenderi i ri është krijuar që të jetë i fuqishëm mjaftueshëm për të ecur në rrugë dhe jashtë saj.

I zbuluar sot në mëngjes në sallonin e Frankfurtit, modeli i ri është pasardhësi modern i Land Rover origjinal të vitit 1948, ‘i riimagjinuar për shekullin XXI’.

Ai ka një çmim prej 40 mijë paundësh, ose afërsisht 50 mijë euro.



Por, megjithëse mishërimi i ri i ikonës britanike është dizajnuar dhe krijuar në Mbretërinë e Bashkuar, Defenderi ri do të prodhohet jashtë vendit – në fabrikën e re masive të Jaguar Land Rover në Nitra./Marrë nga Daily Mail

Gazeta SHQIP





Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.