Pak minuta para ndeshjes, plagosje me armë në Lezhë

Një 37 vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen “Kalaja” të Lezhës me armë zjarri, ndërsa Policia identifikon autorin e plagosjes dhe po vijon aksionin për të bërë të mundur kapjen e tij.

Rreth orës 20:16, te spitali Rajonal Lezhë është paraqitur shtetasi A.K. vjeç 37, banues në Lezhë i plagosur lehtë në këmbë dyshuar nga armë zjarri.

Në vendngjarje në qytet Lezhë, kanë mbërritur menjëherë forcat policore ku nga hetimet paraprake kanë identifikuar si autor të dyshuar shtetasin A.D. ku punohet për kapjen dhe shoqërimin e tij.



Shkak i plagosjes dyshohet një konflikt i çastit i ndodhur për motive të dobëta.  Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.