Nuk ndalet Tuna/ Pas ndarjes nga burri, biondja i merr shpirtin…(Foto)

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdi prej disa ditësh ka nisur pushimet në ishullin afrikan Mauritius, ku po kalon eksperienca vërtetë të paharrueshme.

Ajo ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit e saj foto dhe video nga këto pushime, ku është shfaqur në prani të luanëve të bardhë dhe breshkave gjigante.

Së fundmi Tuna ka postuar dy foto në profilin e saj, në njërën prej të cilave shihet e ulur mbi një breshkë gjigante.

Ky veprim i këngëtares nuk është pëlqyer aspak nga ndjekësit e saj, të cilët e kanë kritikuar.

“Mos të duket gjë gomar që i ke hipur sipër? Pak më tepër respekt për të tilla qenie”, “Pse je ulur mbi një breshkë?”, “S’kisha parë ndonjë veprim të tillë. Aspak këndshëm!”, janë disa nga komentet në foton e Tunës, e cila ende nuk ka dhënë asnjë reagim.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.