“Këta dështakë nuk kanë as…” /Bleona Qerreti ka një mesazh për ata që e urrejnë (FOTO)

HyperFocal: 0

Bleona Qerrrti ka gati një këngë të cilën ja kushton të gjithë atyre që e urrejnë. Në një foto të publikuar në Instagram, Bleona shkruan: “Kënga ime e re do të publikohet në datë 27 shtator. Kam vendosur të flas për një fenomen që është bërë pjesë e jetës së çdo personi, që përdor rrjetet sociale, veçanërisht personazhet e njohur.

Jo të gjithë ne kemi kurajën të zbulojmë se çfarë është në të vërtetë: Një kancer digjital! Jam duke folur për komentet të mbushura me urrejtje nga njerëz të mjerë, të cilët shumicën e kohës shkruajnë nga llogari false.



Këta dështakë nuk kanë as kurajën të përdorin emrat e vërtetë dhe kjo është e vetmja mënyrë për të justifikuar dështimin e tyre në jetë duke ju drejtuar gishtin të tjerëve, që në të vërtetë kanë punuar fort për të arritur aty ku janë! P.S: Ju fal të gjithëve, sepse nëse më ndiqni ju jeni fansa”.

Kënga e re e Bleonës do të titullohet “Haters” (Urryesit).






Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.