Ilda Bejleri i “zuri” vendin, reagon Nevina Shtylla: Do doja t’i thyeja takat …(Fotot)

Ilda Bejleri është tashmë prezantuesja femër në krah të Edi Manushit në emisionin “Procesi Sportiv”, por një batutë nuk ka munguar as nga Nevina Shtylla, e cila u largua nga ky emision, pas një eksperience si prezantuese vitin e kaluar.

Nevina Shtylla me shaka, u shpreh se duke parë studion e re do donte t’i thyente takat Ildës që të ishte në skenë, ndërsa tregoi edhe një dhuratë nga tifozët e Tiranës.

“Këtë studio të re e pashë me shumë zili, dhe mendova një herë të thyej takat e Ildës e të futem vetë aty (qesh). Për largimin tim, tifozët e Tiranës më kanë përgatitur një dhuratë këtë bluze, dhe i uroj fat për sezonin e ri”, deklaroi Nevina Shtylla.



 






Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.