Futbollistët shqiptarë në Serie A, ja sa paguhen; Nuk është Strakosha i pari

La Gazetta Dello Sport ka publikuar edhe këtë vit pagesat që marrin klubet e kategorisë kryesore Seria A dhe nga gjithë shqiptarët që luajnë mes tyre, Elseid Hysaj vazhdon të jetë më i paguari, me 1.6 milionë euro neto në vit.

Pas Hysës vijnë Valon Berisha, Thomas Strakosha dhe Riza Dyrmishi me përkatësisht 1.3, 1.2 dhe 1 milionë euro.  Ndërsa Xhemajli te Bolonja është i fundit që qëndron mbi një milion, me 1.2 milionë euro.

Lojtarët e tjerë paguhen nën 1 milion, që nga Gjimishti me 400 mijë euro e deri te Emanuel Ndoj, Sajmir Ujkani, Kastriot Dermaku, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla. TCH

©Copyright Gazeta SHQIP


Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.