E lindur në Kosovë e rritur në Angli/Rita Ora e zbulon me një foto cilën skuadër përkrah sot (FOTO)

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, që është rritur në Londër, i ka uruar Kosovë ‘fat të mirë’, në ndeshjen kualifikuese për Euro2020 kundër Anglisë.

Në profilin e saj në Instagram, Rita Ora, ka postuar një fotografi që është shkrepur në vitin 1999 në Prishtinë.

Aty shihen ushtarët e Britanisë së Madhe duke luajtur futboll me fëmijë kosovarë në një lagje të kryeqytetit, e kjo u bë virale.

Në mbishkrimin e fotografisë, Ora ka shkruar “Paçi fat!!!”.

Kombëtarja e Kosovës ndeshjen e fundit për kualifikime në kampionatin evropian e ka mposhtur Republikën Ceke me rezultat 2 me 1, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/





LEXO MË TEJ:


Më të lexuarat

Comments are closed.