“Dorëzohet” Kosova, pëson 5 gola dhe shënon një në Angli

“Dardanët” renditen të dytët në grup me 8 pikë dhe vijnë nga një formë e jashtëzakonshme prej 15 ndeshjesh pa humbje. Teksa ka shanse reale për t’u kualifikuar në EURO 2020, ekipi i Bernard Shaland kërkon një tjetër surprizë në grup, këtë herë në fushën e Sauthemptonit, në “Saint Mary’s Stadium”.

Madje, e vuri në vijë këtë me një gol thuajse që nga tuneli. Që në minutat e para Valon Berisha shokoi anglezët, të cilët më pas e shtuan lojën e tyre dhe arritën të shënojnë katër gola në harkun e 45 minutave të pjesës së parë.

Trajneri Shaland nuk ka bërë ndonjë surprizë në formacion, duke qenë edhe se zgjedhjet janë të pakta prej dëmtimeve të shumta, e kryesisht luajnë ata që fituan edhe ndeshjen ndaj Çekisë.


Edhe pse e nisëm mjaft mirë, Kosova duket se nuk mund të marrë një rezultat pozitiv në Angli.

©Copyright Gazeta SHQIP

©Copyright Gazeta SHQIP

Për t'u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t'ju aprovohet.
Komuniteti Gazeta Shqip: https://www.facebook.com/groups/gazetashqip/




Comments are closed.