Dëgjuan zhurmën që vinte nga tualeti i femrave, nuk do ta besoni ç’gjetën brenda punonjësit e hotelit (FOTO+VIDEO)

Stafi i një hoteli në Montana të SHBA-ve, mbetën të habitur kur zbuluan se çfarë po fshihej në tualetin e femrave. Aty po qëndronte i shtrirë një ari i vogël, i cili dukej sikur ndihej rehat me hapësirën ku gjendej.

“Ariu i zi kishte gjetur rrugën deri te dritarja e tualetit të femrave”, kanë njoftuar punonjësit e hotelit.

Ekipet e specializuara u detyruan ta vënë në gjumë ariun, dhe në fund e larguan nga hoteli për ta lënë të lirë në malet e zonës përreth.



“Dëgjova një zhurmë që vinte nga tualeti aty sigurisht është futur përmes dritares së hapur, por nuk ka mundur të dalë pasi ishte shumë lartë dritarja nga brendësia e tualetit. Dukej sikur po kënaqej në ambientin ku ishte, thjesht qëndronte i shtrirë dhe flinte”, ka deklaruar bashkëpronari i hotelit David O’Connor.

We had a surprise visitor last night in the hotel lobby. A yearling black bear found its way through a window into the ladies' room. Huge shoutout to Gallatin County Sheriff's Office and Montana Fish, Wildlife & Parks for keeping our guests safe, while recognizing what a once-in-a-lifetime experience it was. They were professional and safe, and provided a great opportunity for folks to learn a little bit about wildlife management. #buckst4 #visitbigsky #yellowstonecountry #beyondyellowstone

Publiée par Buck's T-4 Lodge & Restaurant sur Dimanche 1 septembre 2019


©Copyright Gazeta SHQIP



Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.