Barazon Islanda, por kuqezinjtë hakmerren shpejt dhe shënojnë të dytin

Skuadra islandeze ka barazuar rezultatin. Pas golit në pjesën e parë të mbrojtësit të Kombëtares Kuqezi Kastriot Dermaku, islandezët shënuan me nisjen e pjesës së parë.

Një gabim në mbrojtje, ose më saktë një përgjumje e djemve të kombëtares bëri që Strakosha të mos kishte asnjë mundësi nga një gabim i mbrojtësit të Shqipërisë Ardijan Ismajli.

Por në pak minuta erdhi hakmarrja e kuqezinjve. Elseid Hysaj shënon golin e dytë të Kombëtares.




Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.