45 minuta para ndeshjes me Islandën, ja çfarë bëjnë “çunat” e Kombëtares (FOTO)

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte sfidën e radhës me Islandën, teksa do të vihen në kërkim të 3 pikëve, pas disfatës në Paris. Para se të nisë takimi, djemtë e Kombëtares kanë nisur stërvitjen, ndërsa Balaj është ulur në stol, jo nga lodhja, por një bisedë paksa me ndryshme me rey Manajn, me të cilin do ndajë sulmin.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës eliminatore përballë Islandës, në orën 20:45 në “Elbasan Arena”, ndërsa trajneri Edi Reja ka ndarë mendjen edhe për formacionin me të cilin do të kërkojë fitoren.

Plot 6 ndryshime ka bërë tekniku italian në krahasim me ndeshjen ndaj Francës tre ditë më parë, teksa nga formacioni i “Saint Denis” kanë shpëtuar vetëm Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli dhe Bare.



Formacioni i plotë: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Dermaku, Gjimshiti, Lenjani; Bare, Gjasula, Memushaj; Manaj, Cikalleshi.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.