Cristiano Ronaldo në kërkim të një tjetër rekordi golash

Cristiano Ronaldo është shumë pranë një tjetër rekordi me fanellën e kombëtares Portugeze. Sulmuesi i Juventusit është vetëm 2 gola larg kreut të listës së golashënuesve në kualifikueset e Europianit.

Vendi i parë momentalisht mbahet nga Robie Kean me 23 gola, ndërsa ne vendin e dytë qëndron pikërisht 5 herë fituesi i Topit të Artë me 21 finalizime deri tani, por duhet theksuar se irlandezi e ka mbyllur me futbollin e luajtur.



Portugalia ndeshjen e saj të radhës do ta ketë kundër Lituanisë, një mundësi e shkëlqyer për luzitanin që në rast të një dygolëshi do të barazonte Robie Kean. Një mundësi që sigurisht CR& nuk do ta lerë pa e shfrytëzuar.

Me ardhjen e Fernando Santos, Ronaldo ka shpërthyer me fanellën portugeze edhe pse për të arritur më të mirën i është dashur pak kohë, pasi në 10 ndeshjet e para me Santos ka shënuar vetëm 5 gola, por më pas nuk ka ditur të ndalet, duke arritur 30 finalizime në 30 takime. Gjithashtu edhe 4 gola në 5 takimet e fundit.

Shifra impresionuese, pasi në 159 paraqitje janë 89 gola nga ana e pesë herë fituesit të Topit të Artë. Rritje progresive gjatë gjithë kohës, ndërsa me Scolarin shifrat janë shumë herë më të ulëta./ Supersport


Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.