Moderatorja poston videon, Ramush Haradinaj i kushtohet modelingut…për një ditë! (VIDEO)

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj duket se po e rimendon karrierën e tij si politikan.

Teksa në shtëpinë e tij po mbahej një takim me disa vajza dhe gra shumë të njohura në fushat e tyre në Kosovë e Shqipëri, Ramushi ka vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë protagonizmin.

“I hipi në qejf me u bo fotomodel sot,“ – tha moderatorja Fatma Haxhialiu, e cila gjithashtu ka postuar videon ku Ramushi pozon para kamerave.



Ndërkohë Haradinaj po përgatitet për zgjedhjet e 8 tetorit, që do të zhvillohen në Kosovë pas dorëheqjes së tij disa muaj më parë. Kreu i AAK-së dha dorëheqjen pasi mori një fletë-thirrje nga Gjykata Speciale në Hagë për kontributin e tij si luftëtar në luftën e Kosovës thuajse 20 vite më parë./Dosja.al

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.