Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kryesoret

Ndeshja Kosovë-Çeki/Planifikonin ngritjen e dronit me parullën 'Kosova është Serbi', ndalohen 8 çekë (FOTO)

Policia e Kosovës ka ndaluar tetë shtetas të Çekisë të cilët kishin planifikuar që nesër gjatë ndeshjes futbollistike Kosovë-Çeki të ngrinin dronin mbi stadium me flamurin me mbishkrim "Kosova është Serbi".

Falë vigjilencës së Policisë Rajonale të Ferizajt është bërë i mundur ndalimi i tyre në flagrancë ndërsa janë konfiskuar edhe pajisjet dhe flamujt me mbishkrime.

Burimet e Indeksonline brenda policisë kanë konfirmuar se në mesin e tetë të ndaluarve kanë qenë gjashtë meshkuj dhe dy femra.

Njëri nga çekët kishte edhe nënshtetësi të Serbisë ndërsa që të gjithë me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ky është një sukses i madh i policisë së Kosovës pasi është parandaluar një provokim i cili ka mundur të sjellë shumë telashe në Stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

[gallery ids="836327,836328,836329,836330,836331,836332,836333"]

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore