Kosova nuk njeh humbje prej 2 vitesh, mposht Çekinë dhe merr kryesimin e grupit (Foto-VIDEO)

Kosova ka mposhtur Republikën e Çekisë 2-1 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020. Kjo është ndeshja e 15-të që Kosova nuk pëson humbje.

Të parët ishin mysafirët që kaluan në epërsi në minutën e 16-të me anë të Patrik Schick, pas asistimit që pranoi nga Jakub Jankto.

Por, epërsia e çekëve zgjati vetëm katër minuta, me Vedat Muriqin (20’) që i barazoi shifrat në 1-1, me një aksioni të filluar nga Bersant Celina, derisa Elbasan Rashani asistoi te goli



Pjesa e parë përfundoi me një lojë të hapur dhe të baraspeshuar nga të dyja përfaqësueset, ndërsa e dyta ishte e rezervuar e gjitha për ‘Dardanët’.

Në minutën e 66-të u krijua një skemë për t’u lavdëruar dhe Kosova kaloi në epërsi. Valon Berisha asistoi te Mërgim Vojvoda, i cili realizoi me të majtën.

Përfaqësuesja jonë vazhdoi të krijonte raste, gjersa kishte disa shanse të mira që ta thellonte edhe më shumë rezultatin.

Kosova me këtë fitore është lider i Grupit A me tetë pikë, Anglia që sonte do të përballet me Bullgarinë me gjashtë, aq sa ka edhe Republika e Çekisë, derisa Mali i Zi dhe bullgarët kanë nga dy.

 

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.