Biznesmeni i ndërtimit ofron 60 mijë euro për t’u hetuar në liri (EMRI)

15 biznesmenët e arrestuar të mërkurën kanë dalë sot në gjykatë për masë sigurie. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 14 prej tyre dhe arrest shtëpie për Shkëlqim Prodani

Ndërkohë, avokati i biznesmenit Paqsor Buzi kërkon lirimin e klientit të tij kundrejt garancisë pasurore prej 60 mijë euro.

“Kur kam shkuar më polici më kanë thënë që po akuzohesha për evazion fiskal” u shpreh Buzi në gjykatë.



Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50% i kompanisë së ndërtimit G.P.G Company sh.p.k u arrestua bashkë me 14 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Ai eshte kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua mbrëmjen e së mërkurës si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.

Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, Buzi zotëron kompaninë G. P. G. COMPANY,  e cila ka aktivitet në fushën e ndërtimit.

©Copyright Gazeta SHQIP




LEXO MË TEJ:

Comments are closed.